Bledar Delmanaj, autori i dyshuar i vrasjes 25-vjeçarit Xhuljano Bullari në Babicë të Vlorës, do të mbetet në burg. Gjykata e Vlorës nuk ka pranuar alibinë e 39-vjeçarit, i cili ka mohuar të jetë ai vrasësi i të riut në ngjarjen e ndodhur pesë ditë më parë. Ai ka mbajtur edhe këtë të premte qëndrim mohues në gjykatë: “Nuk kam lidhje me ngjarjen”.
Seanca gjyqësore ka zgjatur më shumë se dy orë, ndërsa gjyqtari i çështjes ka pranuar masën ‘arrest me burg’ të kërkuar nga prokurorja Flora Çela.
Xhuljano Bullari u gjet i vdekur në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip ‘Fiat Punto, ku sipas ekspertizës, është qëlluar me tre plumba nga pasagjeri, ku njëri prej tyre e ka kapur në kokë dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Një nga pistat ku po hetohet, lidhet me faktin se Bullari mund të jetë vrarë nga Selmanaj për paratë e një sasie rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis.
Dyshohet se 25-vjeçari me grupin e tij i ka blerë 39-vjeçarit sasinë e drogës me lekë false. Selmanaj u arrestua dy ditë më parë falë një aksioni të policisë në Tiranë në zonën e ish-Bllokut. Ai banonte në Vlorë dhe policia gjeti në oborrin e banesës së tij pistoletën me të cilën dyshohet se ka kryer vrasjen.
39-vjeçari u zbulua përmes kamerave të sigurisë, ku shfaqet duke udhëtuar me makinë pranë një pike karburanti në Babicë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



