Drejtësia

Vrasja e 15-vjeçarit në Gramsh, Prokuroria Elbasan dërgon në gjyq 4 të miturit

Gazeta Si - Prokuroria Elbasan ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar në gjyq kërkesën për gjykim të 4 të miturve, të cilët dyshohet se kanë vrarë 15-vjeçarin, Fatjon Bicin në Gramsh në 16 maj të këtij viti.

I mituri, Bici u godit me thikë gjatë një konflikti me 4 persona të moshave 14 deri në 16 vjeç. Pasi doli nga mësimi, ai pa në një rrugicë kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur.

Por goditjet me thikë i morën jetën adoleshentit, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur. Të miturit, të cilit dyshohet se kanë kryer aktin kriminal, janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”.

Sipas dëshmive në vendin e ngjarjes, vetëm dy kushërinjtë ishin nxënës të shkollës “Asllan Shahini”, katër fëmijët e tjerë ishin banues në fshatin Cërunjë.

Pas konflikteve të rrjetet sociale ata kanë udhëtuar drejt dhe i kanë pritur dy kushërinjtë derisa kanë mbaruar mësimin, për tu zënë pritë pak më tutje, në mënyrë që të mos dukeshin nga shkolla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë