Nga Gazeta 'Si'- Ekipi FC Dinamo City ka reaguar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cami në Tiranë pas një sherri me thika me bashkëmoshatarët. 14-vjeçari ishte pjesë e Dinamo U-15.
Klubi i futbollit dhe presidenti i tij Adrian Bardhi i kanë shprehur ngushëllime familjes për humbjen e djalit të tyre të mitur.
"Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15.
Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira.
U prehsh në paqe Martin", shkruan klubi Dinamo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.