Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë verilindore duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin verior dhe verilindor të vendit. Parashikohet që orët e mesditës dhe në vijim të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës në të gjithë vendin por në sasi të pakta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 15°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



