Moti

Vranësira e reshje shiu në jug dhe borë në jug-lindje

Një vorbull ciklonike e krijuar në Mesdhe do të prekë edhe vendin tonë, ku priten reshje shiu dhe bore në jug dhe jug-lindje të vendit tonë duke përmbyllur stinën e vjeshtës.

Ditën e mërkurë moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, reshje shiu dhe reshje bore në Juglindje dhe verilindje. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       3/7°C

Zona e ulët         5/16°C

Zona bregdetare 9/16°C

E Enjte, data 01 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu e bore të pakta në Juglindje. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       4/8°C

Zona e ulët         6/16°C

Zona bregdetare 10/17°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë