Moti

Vranësira dhe reshje, ulen temperaturat

Vendi ynë do të ketë një ditë me mot të paqëndrueshëm këtë të shtunë, ku alternohen kthjellimet me vranësira të dendura, të cilat do të shoqërohen edhe me reshje shiu.

Në veri dhe verilindje të vendit temperatura minimale do të zbresë deri në 14°C, ndërsa ajo maksimale pritet të mos kalojë 20°C. 

Në zonat e ulëta, do të ketë intervale me diell, por vranësirat do të jenë të shpeshta, kryesisht në orët e pasdites. Reshje të izoluara nuk përjashtohen. Temperaturat do të variojnë nga 16°C në mëngjes deri në 25°C gjatë mesditës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë