Moti

Vranësira dhe reshje të izoluara shiu. Temperaturat rriten lehtë

Nga Gazeta ‘Si’- Kalimi i një sistemi frontal drejt territorit shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm.

Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare ku në zonat veriore – veriperëndimore do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje shiu në të gjithë ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, por intensiteti i tyre do të jetë i ulët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë