Moti

Vranësira dhe reshje shiu, temperaturat pësojnë rënie

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave gjatë gjatë orëve të paradites, ku në zonat veriore dhe qendrore do të ketë edhe rrebeshe. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të mbetet me vranësira dhe reshje shiu, por intensiteti i tyre do të jetë i dobët dhe në zonat juglindore nuk priten reshje. Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin ndërprerje të përkohshme të shirave në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 20°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare por herë pas – here e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë