Moti

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit si dhe borë në relievet malore në veri mbi 500 metër dhe lindje-juglindje mbi 700-800 metër, me intensitet të ulët deri mesatar.

Pas orëve të pasdites parashikohet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin, dhe intervale të herpasherëshme me kthjellime.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 10-16m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë