Pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë në vendin tonë mbizotërim të motit të ngrohtë dhe të lagësht në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin.
Në zonat e thella malore priten reshje të dobëta dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike duke larguar reshjet përkohësisht nga territori.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi DERI në 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




