Që në orët e para të paradites, vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellime dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas-here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu ku më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër.
Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat Veriore – Verilindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; duke sjellë në brigjet detare dallgë 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.