Ngjarje

Foto / Vranë me thikë 32-vjeçaren poshtë ‘Urës së Dajlanit’, pasi konsumuan drogë. Arrestohen 2 autorët e dyshuar: Nuk na dha lekët!

Gazeta Si – Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari janë dy autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës, 32-vjeçares, e cila u gjet pa shenja jete poshtë “Urës së Dajlanit” në Durrës.

Sipas policisë, vrasja e vajzës, e cila punonte si prostitutë ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia tha se pasi kanë konsumuar lëndë narkotike, viktima dhe autorët janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Bashkë me to kanë qenë edhe 3 vajza të tjera, të cilat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Autorët kishin dëshmuar në polici se ishin konfliktuar me 32-vjeçaren, pasi ajo kishte refuzuar që t’u jepte të gjithë paratë që mund të kishte bërë nga aktiviteti i saj seksual, pasi një pjesë i kishte shpenzuar në spital pas një aksidenti me makinë.

“Prej muajsh ne njihemi me njëri tjetrin, konflikti ka nisur pasi nuk na ka dhënë paratë që kishte mbledhur që ti bënin bashkë me ato që mblidhnin ne duke lypur në rrugë”, kanë thënë ata.

Nga hetimet e thelluara, ka rezultuar se rreth orës 01:00 të datës 2 gusht 2023 poshtë “Urës së Dajlanit”, gjatë konfliktit 2 autorët kanë goditur me thikë Luljeta Prezën, e cila si pasojë ka humbur jetën në vendin ku iu gjet trupi.

Një nga të arrestuarit nga policia

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 28-vjeçaren me iniciale B. S., 26-vjeçaren me iniciale M. M., dhe për një 15-vjeçaren, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kanë qenë prezente gjatë ngjarjes, por asnjëra nuk ka kallëzuar në Polici.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 32-vjeçarja, 2 autorët e vrasjes dhe 3 shtetaset e proceduara, gjatë ngjarjes së ndodhur poshtë urës së Dajlanit, kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

Dyshohet se viktima kishte konsumuar kokainë, së bashku me tre vajzat e identifikuara si B. S., M. M. dhe një e mitur 15-vjeçare.

Një ditë më parë, e reja u gjet pa shenja jete poshtë Urës së Dajlanit në Durrës dhe dyshimet janë se fillimisht është abuzuar seksualisht dhe më pas është vrarë me thikë.

Në një zonë pak metra larg autostradës për në jug të vendit, thuhet se ajo ishte punonjëse seksi. Sipas burimeve paraprake, e reja nga Sukthi mbijetonte duke shitur trupin e saj dhe me ato para pastaj blinte drogë dhe ushqime rruge.

32-vjeçarja, nënë e një fëmije të mitur rezulton të jetë banuese në Sukth, por dëshmitarët kanë thënë se ajo ishte e pastrehë dhe kalonte netët poshtë urës.

Së fundmi ajo kishte filluar të kishte probleme me lëvizjen pasi thoshte se një makinë e kishte përplasur, por kurrë nuk shkoi në spital për të marrë vesh problemin që kishte.

Gjithnjë sipas informacioneve paraprake, thuhet se 32-vjeçaren e shfrytëzonin të gjithë, jo vetëm tutori që e rrihte dhe i kërkonte para.

VIKTIMË:

Luljeta Preza – 32 vjeç

AUTORËT E DYSHUAR TË ARRESTUAR:

Aldo Brahimi – 22 vjeç, banues në Lushnjë

Ylli Grabovari – 45 vjeç, banues në Durrës

TË PROCEDUAR PENALISHT:

B.S. – 28 vjeç

M.M. – 26 vjeç

Një 15-vjeçare


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë