Nga Gazeta Si- Gjykata e Durrësit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke dënuar me burgim të përjetshëm Hysen Metën, i akuzuar për vrasjen e babait të tij, Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit, ngjarje që u zbulua më 10 shkurt 2024.
E motra e tij, Hygerta Meta është dënuar me 8 vite burg, ndryshe nga 30 vitet që kishte kërkuar prokuroria, ndërsa i vëllai, Amarildo Meta është dënuar me 5 vite burg. E ëma e tre fëmijëve, bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta është dënuar me 3 vite burg.
Prokuroria e Durrësit, kishte kërkuar dënimin për Hygerta Metën me akuzat për “Vrasja pёr shkak tё marrdhёnieve familjare” dhe “Fshehja dhe asgjësimi i kufomёs”. Gjykata vendosi të ndryshojë akuzën për vrasje, duke e zëvendësuar me “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe duke e dënuar me 8 vite burgim.
I ndjeri Pëllumb Meta u vra mesditën e 12 shkurtit 2024 pasi u kthye nga puna. Në kuzhinën e banesës së tij, ai u qëllua me armë nga djali Hysen Meta, ku e pranishme ishte edhe vajza Hygerta Meta.
Djali qëlloi 4 herë në drejtim të tij, por u prek nga 3 plumba, 1 në kokë dhe 2 në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pasi vranë babain, motër e vëlla e fshehën krimin duke zhdukur provat si dhe duke groposur kufomën e të atit dhe duke fshehur provat.
Për fshehjen e kufomës dhe të provave ishin të përfshirë edhe vëllai tjetër Amarildo dhe nëna e tyre Blerina.
Pasi zhdukën të gjitha provat, djali Hysen Meta shkoi në Policinë e Durrësit dhe bëri kallëzim me pretendimin se babai i tyre ishte larguar nga banesa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



