Ka nisur procesi i votimit në kontejnerët e vendosur në bulevardin “Migjeni” në Kashar. Votuesit janë grumbulluar duke anashkaluar kështu çdo rregull mbi pandeminë, ndërsa ambientet nuk lejojnë praninë e shumë personave brenda tyre.

Janë rreth 16,603 zgjedhës do të votojnë në 17 kontejnerë të cilët janë vendosur për tu përdorur si qendra votimi. Kreu i KZAZ nr 2, Ramiz Billa, ka sqaruar për mediat se pas verifikimeve , në 30 mars i kanë dërguar KQZ shkresë për gjendjen e qendrave. Sipas tij qendrat nuk i plotësojnë kriteret.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje