Shendet

Vonesa, turma në transportin publik – Pse u rritën rastet në Itali?

Kryeministri Giuseppe Conte në Itali, disa ditë më parë tha se “ekziston një aftësi objektive për sigurimin e distancimit nga mjetet e transportit publik”. Por kudo në botë duken qartë imazhet e autobusëve dhe metrove që janë të mbushura plot. Imagjinoni çfarë do të thonin për këtë ata që po luftojnë për të frenuar rritjen e kurbës së infektimeve, e cila po vijon të rritet që prej fillimit të shtatorit, kur të gjithë u kthyen nga pushimet.
Kjo është filozofia e rrezikshme që na rezervoi transporti publik, ku përveç Italisë ka kontribuarnë rritjen e rasteve edhe në vende të tjera, ku pjesa më e madhe janë detyruar të kthejnë kanrantinën.

Por çfarë ndodhi saktësisht në Itali?

Kryeministri Conte ka deklaruar më herët se qeveria ndau 300 milion euro në fund të Gushtit për të rritur shërbimet e transportit publik për çdo rajon. Fonde megjithatë, u shpërndanë materialisht dy muaj më vonë, me një dekret zbatues të nënshkruar të Premten e kaluar. Në çdo rast, për shkak të zotimeve dhe përparimeve, këto para u përdorën për 4 flota të reja në Milano, por ishte e pamundur për të blerë autobusë të rinj brenda një kohe të shkurtër, kështu që u përdorën 2 milion autobusë privatë. Megjithatë nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur emergjencën. Për shkak se forcimi me urbanë u bë kryesisht në zona jashtë-urbane dhe në qendra të vogla, e u mendua se nuk ishte e nevojshme të lehtësoheshin korsitë në qytete, pavarësisht se kërkesa për lëvizje është më e madhe.
Një nga problemet që u shfaq, menjëherë, është vështirësia e lëvizjes së turistëve. Në fakt, kjo është vetëm një pjesë e çështjes. Për shkak se kishte edhe më shumë mbipopullim rregullatori i munguar ishte një pengesë. Për shembull në fillim të shtatorit askush nuk doli të thotë se duhet të shtohej apo të eliminohej ndonjë dispozitë për kapacitetin e autobusëve, ku nuk duhej të përmbushej kapaciteti 100%.

Foto ilustruese

Autonomia e shkollës
Por problemi më i madh eshte edhe transporti i nxwnsve tw shkollave.
“Problemi i vërtetë është se kompanitë e transportit nuk janë të vetëpunësuar dhe arrijnë të njohin kërkesën për lëvizje”, përmbledh Andrea Gibelli, president i Asstra, shoqata që përfaqëson 95 përqind e kompanive të urbanëve në Itali.
“Cdo shkollë po heq dorë nga autonomia dhe gjatë kësaj periudhë emergjente po kërkojnë urban për transportin e nxënësve. Në këto raste autonomia e shkollës duhet të ishte thelbësore, për të kaluar situatën,”shton Gibelli.
Diçka tjetër që kanë vënë re ekspertët atje, është se kontrollet janë të pakta dhe rrjedhimisht nuk do të ketë asnjë përfitim për sa i përket uljes së rasteve me Covid-19. Në disa qytete të tilla si Roma dhe Milano për të shmangur grumbullimet në stacionet e metrosë, udhëtarëve u është ofruar një shërbim alternativ me autobus, e kështu njerëzit u dyndën drejt urbanëve.
Diçka tjetër që ka ndikuar është edhe vonesa e shpërndarjes së fondeve. Nëse 300 milion euro do të ishin shpërndarë më parë, atëherë do të kishte më shumë rregull në flotat e urbanëve.
“ Ne kishim paraqitur një plan për të siguruar çdo gjë që në fillim të korrikut “,shpjegoi Gibelli, duke ngritur dyshime të tjera se përse nuk u konfirmua më parë një zgjidhje e mundshme për transportin. Sipas të dhënave për të infektuarit nga Covid-19, javës që kaloi shifrat arritën kulmin. Ministri i Transportit Paola De Micheli në komision, shpjegoi se kapaciteti i autobusëve duhet të arrinte deri në 75 për qind, e pasagjerët duhet të ruanin largësinë 1 metër. Sipas saj vetëm kështu nuk do të kishte rrezik të përhapjes së infeksionit, pavarësisht se pikërisht realizimi i këtyre masave solli edhe numrin e lartë të rasteve.
Burimi: La Republica. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë