Lojëra me Dore

Volejboll, trajneri me Covid motivon ekipin me një fjalim nga… dritarja

Shumë gjëra kanë ndryshuar sot në sport. Situata e pandemisë së Covid-19 ka krijuar episode që më parë as që mund të imagjinoheshin. I tillë është rasti i Marco Fenoglio, trajnerit të Busto Arsizio në volejboll për femra, i cili është prekur nga virusi dhe ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’i motivuar vajzat e tij: një fjalim nga dritarja e shtëpisë.

Nëse një pozitiv nuk mund të jetë me skuadrën, është skuadra që i qëndron pranë atij. Trajneri i Busto Arsizio është izoluar në banesën e tij, sipas protokollit. Fenoglio njihet në Itali për karakterin e tij të ashpër, por është i sinqertë dhe si një prind për sportistët që drejton.

Trajneri Fenoglio motivon ekipin nga shtëpia. Gazeta Si, 22 tetor 2020

Para ndeshjes së kampionatit me Breshian, që Busto Arsizio e fitoi 1-3, vajzat shkuan te shtëpia e trajnerit të tyre. Poshtë dritares ato dëgjuan një fjalim motivues, siç ndodh gjithmonë para ndeshjeve, ndërkohë që i përcollën një mesazh trajnerit Fenoglio: “Jemi me ty". Me Busto Arsizio është aktivizuar edhe volejbollistja e Kombëtares së Shqipërisë, Erblira Bici, aktualisht te Kuneo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë