Nuk ka asnjë mrekulli nga Partizani i volejbollit të femrave. Vajzat e ekipit të kuq janë mundur edhe në ndeshjen e kthimit të turit të tretë të Ligës së Kampioneve me të njëjtin rezultat, 0-3. Hungarezet e Vashash Obuda treguan qartë se ishin më të forta se Partizani, duke mos i lënë asnjë set ekipit shqiptar.
Pavarësisht mbështetjes së publikut në “Feti Borova”, Partizani nuk mundi të bënte asgjë, sepse dominimi i ekipit mik ishte total. Rezultati dhe pikët flasin qartë. Vashash Obuda e fitoi setin e parë 19-25, të dytin 17-25 dhe të tretin 16-25. Statistikat flasin qartë për diferencën mes dy skuadrave.
Mbyllet këtu ëndrra e Partizanit, që arriti të kualifikohej ndaj boshnjakeve të Jedinstvo, por me hungarezët e kishte vërtet të pamundur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.