Ka ndodhur

Vodhi një telefon, por u pikas nga pronarja teksa largohej, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

Nga Gazeta Si - Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 26-vjeçar, pasi vodhi banesën e një shtetaseje në lagjen “1 Maji”. Ai u pikas nga pronarja e banesës, teksa tentohej të largohej e cila njoftoi shërbimet policore, të cilat arrestuan në kohë të riun.

“Gjatë orëve të mëngjesit të ditës së djeshme, dyshohet se ka hyrë në banesën e një shtetaseje dhe pasi ka vjedhur një aparat celular, ka tentuar të largohet pasi është pikasur prej saj. Gjatë tentativës për t’u larguar, 26-vjeçari është hedhur nga ballkoni i banesës (për pasojë ka marrë dëmtime në trup), por nuk ka mundur të largohet pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, pas telefonatës për këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se 26 vjeçari, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë