Ka ndodhur

Vodhi mjeken dhe infermieren e spitalit në Gjirokastër, kapet 47-vjeçari

Gazeta Si - Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim, është arrestuar në Gjirokastër, pasi akuzohet për vjedhje.

Në pranga ra R.B., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar disa herë më parë, për vjedhje, pasi më 15 shtator në ambientet e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, i ka vjedhur infermieres M. N., portofolin në të cilin kishte 20 000 lekë të rinj dhe aparatin celular.

Nga hetimet u zbulua se edhe në datën 14 të muajit shtator, në ambientet e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, ai i ka vjedhur shtetases mjekes A. K. portofolin në të cilin kishte shumën 8 000 lekë të rinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë