Ka ndodhur

Vodhi lokalin në Lushnjë, familjarët kundërshtojnë shoqërimin e tij në polici

Një 43-vjeçar me precedent të mëparshëm penal, është arrestuar në Lushnjë me akuzën e vjedhjes. Bëhet e ditur se në lagjen “18 Tetori” është vjedhur lokali në pronësi të  shtetases T.H., ndërsa policia identifikoi si autor të dyshuar, Gazment Kiptiun, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat, 43-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të policisë. Nga ana tjetër, edhe familjarët e të ndaluarit, M.G., 37 vjeçe, E.K. 20 vjeçe, Sh.K. 65 vjeçe dhe R.Xh., 19 vjeç, kanë kundërshtuar efektivët, duke i penguar në kryerjen shoqërimit. Policia ka vendosur t’i procedojë penalisht ata pas këtij episodi.

Gjatë kontrollit të banesës, u gjet dhe sekuestrua shuma e parave të vjedhura, 1 celularë, 1 ipad dhe disa paketa cigare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë