Ka ndodhur

Vodhi 900 mijë lekë të rinj në vendin e punës, arrestohet 34-vjeçarja në Tiranë

Gazeta Si - Një 34-vjeçare në Tiranë ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në pikën e këmbimit valutor ku ishte e punësuar. Sakaq është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Policia thotë se falë operacionit policor të koduar "Valuta", u arrestua 34- vjeçarja me inicialet  B.Sh., banuese në Tiranë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Y. K., 42 vjeç, banues në Fier.

“Shtetasja B. Sh. ishte e punësuar në një subjekt këmbimi valutor, në pronësi të shtetases D. K. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se gjatë javës së fundit të muajit korrik, kjo shtetase, në bashkëpunim me shtetasin Y. K., ka vjedhur 900.000 lekë të rinj, në këtë subjekt. Punohet për kapjen e shtetasit Y. K”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë