Ka ndodhur

Vodhi 300 mijë lekë në një banesë, arrestohet 21-vjeçari në Elbasan

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit, pasi kishte vjedhur 300 mijë lekë, në banesën e një qytetareje.

I riu rezulton të jetë dënuar edhe më parë për vjedhje, ndërsa në gusht kishte dëmtuar 2 objekte (çadra) në  teatrin “Skampa”.

Në kudër të operacionit policor të koduar “Kontakti” është vënë në pranga Markel Kyçyku.

“Në vijim, gjatë veprimeve hetimore rezultoi se 21-vjeçari, më datë 03.08.2023, ka dëmtuar 2 objekte (çadra) në pronësi të objektit kulturor, teatri ‘Skampa’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 21-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë