Ka ndodhur

Vodhën para në kasaforta, zbulohen hajdutët e kishave në Korçë

Tre raste vjedhjesh të kishave të ndodhura në dy ditët e fundit në Korçë, janë zbardhur nga policia. Në një njoftim zyrtar, mësohet se janë proceduar penalisht dy autorët e dyshuar: A.S., 17 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe D.S. 16 vjeç, banues në fshatin Goskovë.

Nga hetimet rezulton se dy të akuzuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në kishën e fshatit Ravonik 5.000 lekë dhe një kasafortë metalike, në kishën e fshatit Porodinë 1.500 lekë, si edhe kanë tentuar të vjedhin një objekt kulti në rrugën Polenë-Dërsnik.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan prova që dokumentojnë autorësinë e dy shtetasve në këto vepra penale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë