Ka ndodhur

Vodhën pajisje me vlerë 5.000 euro, dy të arrestuar në Elbasan

Gazeta Si - Dy persona janë arrestuar në Elbasan të akuzuar për vjedhjen e disa pajisjeve që kapnin vlerën e 5000 eurove. Policia thotë se ka rënë në pranga 27-vjeçari me iniciale D.K.,  dhe 30-vjeçari me iniciale D. M.

Ndërkohë është arrestuar në flagrancë edhe pronari i një pike skrapi, 56-vjeçari me iniciale P.Ç., pasi bashkëpunonte me dy të arrestuarit, duke iu blerë pajisjet e vjedhura.

Sipas policisë, të rinjtë dyshohet se kanë kryer edhe disa vjedhje të tjera. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë