Ka ndodhur

Vodhën dy persona dhe një pikë karburanti me armë imituese në Vlorë, 3 të rinj në pranga

Gazeta Si- Tre të rinj janë arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se kishin kryer dy vjedhje nën kërcënimin e një pistolete me silenciator.

Policia thotë se ata i kishin vjedhur një shumë parash dhe një aparat celular, dy shtetasve.

Më pas, u larguan në një pikë karburanti, dhe nën kërcënimin e kësaj arme imituese, kishin vjedhur xhiron ditore.

Sipas policisë, ata u kapën në në lagjen “10 Korriku” dhe në pranga ranë tre autorët e dyshuar: A. M., 20 vjeç, një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë imituese pistoletë me silenciator, një shumë parash, portofoli dhe aparati celular, të dyshuar të vjedhura, një mjet prerës (thikë), 2 maska mjekësore dhe automjeti tip “Audi” që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë