Gazeta Si – Një grup prej katër personash dyshohet se qëndron pas vjedhjes së një banese në zonën e Sharrës në Tiranë, ku rreth 10 ditë më parë u grabitën 2.5 milionë lekë dhe bizhuteri me vlerë rreth 500 mijë lekë.
Policia njoftoi se ka finalizuar operacionin e koduar “Last Scheme”, duke vënë në pranga tre prej të dyshuarve, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Gjatë kontrolleve, efektivët sekuestruan një armë zjarri, 82 fishekë, automjete, targa dhe para të dyshuara me burime kriminale.
Gjatë kontrolleve në një servis automjetesh në Astir, policia sekuestroi një armë zjarri, 3 krehra me 82 fishekë, 2 palë targa, 2 automjete dhe një motomjet. Ndërsa në banesën e njërit prej të arrestuarve u gjetën edhe 55 mijë lekë dhe një automjet.
Hetimet vijojnë për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje