Një nënë 34-vjeçare është hedhur nga lartësia e një pallati bashkë me djalin e saj 1 vjeç, por për fat të keq kanë ndërruar jetë sapo kanë mbërritur në spital. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e të premtes në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.
Policia thotë se "P.M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K.N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë".
Ngjarja tragjike ndodhi rreth mesditës për shkaqe ende të paqarta, edhe pse dyshohet se ajo vuante prej pak kohësh nga depresioni.
Sipas informacioneve paraprake, 34-vjeçarja, e cila ishte e divorcuar nga bashkëshorti, jetonte në Tiranë së bashku me djalin e saj dhe kishte shkuar në Vlorë për të takuar prindërit, ku i ati ishte një mjek në pension.
“Nuk e njohim fare. Të atin e njohim edhe mamanë. Edhe i ati jetonte në Tiranë, por më shumë rrinte këtu. Ishte e divorcuar. Vetëm këtë fëmijë kishte. Nuk e kemi parë asnjëherë në zonë. Ishte farmaciste në Tiranë, - pohon një banore e zonës.
Ndërsa një tjetër banore e lagjes "Pavarësia, deklaron se nëna vuante nga depresioni prej pak kohësh. "Vajzë shumë e mirë. Unë e takova të ëmën, më tha: 'Kam Pamelën sëmurë. Ka një krizë nervore'. I thashë merri ilaçet vajzës dhe mos e lër vetëm. Sot erdhi dhe më pyeti: 'E ke parë Pamelën?' Unë e mora me mend se çfarë do ndodhte... Ka 8 muaj e ndarë, dhe ka 1 muaj që kishte shfaqur shenja depresioni. Nuk e meritonin prindërit".
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se e reja kishte shkuar në pallatin pranë apartamentit të prindërve, siç duket, me qëllimin për të ndërmarrë këtë akt tragjik
"Ajo është hedhur nga kati i pestë. Ka ardhur aty thjesht për të bërë këtë gjë. Ishte bashkë me fëmijën. Kur janë hedhur dëgjova zhurmën dhe dola, - tha ai. - I gjeta përmbys. Ajo kishte shenja jete. Fëmija nuk kishte shenja jete, kishte çarje në fytyrë. U hodhën nga kati i pestë. Ajo ishte 30-32-vjeç, fëmija 2-3 vjeç. E dëgjova dhe dola nuk mund të bëja sehir. Ambulanca u vonua 10 minuta, policia erdhi”, - tregon një burrë, dëshmitar në vndngjarje.
Ndërkohë policia nodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur arsyet që e çuan 34-vjeçaren drejt këtij akti ekstrem.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.