Ka ndodhur

Vlorë/ Mbante armë zjarri fshehur në banesë, në pranga 30 vjeçari

Nga Gazeta ‘Si’-Një 30-vjeçar nga Vlora është arrestuar në flagrancë pasi mbante fshehur armë zjarri në banesë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 1 armë pushkë, municion luftarak për to dhe një sasi lëndë narkotike kanabis, informoi sot policia.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Strike 19”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë