Ka ndodhur

Vlorë, kapet arsenal armësh dhe veshje policie në një operacion

Në një operacion policor, autoritetet kanë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak dhe veshje si të policisë. Poseduesi i tyre, sipas policisë është shpallur në kërkim. Ai është Adem Idrizaj, 30 vjeç, banues në fshatin Mallkeq, Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri automatike, njëra me silenciator, një armë zjarri pistoletë, 6 karikatorë me fishekë, 2 jelekë dhe 2 kapele si të policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Vlorë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë