Ka ndodhur

Vlorë, kapet 56-vjeçari i dënuar nga GJKKO

Një 56-vjeçar është arrestuar në Vlorë nga forcat e policisë pas kontrolleve të shtuara në rrugë ditët e fundit.

Reshat Radhima është dënuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë me  4 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë