Ka ndodhur

Vlorë, 3 të rinj nxisin 26-vjeçaren të përdorë drogë dhe kryejnë marrëdhënie seksuale

Gazeta Si - Tre të rinj janë arrestuar në Vlorë, të akuzuar se kanë detyruar një 26-vjeçare të përdorë lëndë narkotike dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale me të.

Në pranga ka rënë, 31-vjeçari me iniciale O.T., dhe 28-vjeçari me iniciale A.C., ndërsa 32-vjeçari me iniciale G.M., është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë nxitur 26-vjeçaren që të përdorë lëndë narkotike.

Policia njofton se ata madje kanë kryer marrëdhënie seksuale me të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë