Ka ndodhur

Vlorë, 25-vjeçari plagos me thikë një person pas një konflikti

Gazeta Si - Një 58-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë nga një 25-vjeçar, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit.

“Pranë stadiumit në Orikum, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi S. J., rreth 25 vjeç (dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin F. H., rreth 58 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë