Mode

Vjeshtë 2021, trendet që do të dominojnë

Edhe pse pasarelat vazhdojnë të duken ndryshe për shkak të pandemisë, nuk kanë munguar tendencat asnjë sezon. Tani që jemi në hyrje të vjeshtës, Gazetasi.al ka bërë një përmbledhje të tendencave të vjeshtë 2021 sipas markave më të njohura në botë.

Shumë marka kanë vendosur të gërshetojnë optimizmin në koleksionet e tyre; ato më luksozet kanë vendosur të vijnë thjeshtë, me rroba të rehatshme.

Nëse ka pasur ndonjëherë një kohë për një dozë argëtimi, është viti 2021. Ngjyrat neutrale kanë dominuar modën në sezonet e fundit, por ndërsa optimizmi po rritet për një botë të rihapur, ne gjithashtu po e shohim atë të reflektuar në pasarela. Gjatë vjeshtës, prisni të shihni shumë ngjyra të gjalla. Në vend të një ngjyre të spikatur, ne po shohim një ylber ngjyrash kudo, nga e verdha tek Versace, tek bluja e Pradas deri në rozën e ndezur të Thebe Magugu.

Gjithashtu, këtë sezon, stilistët duket se ranë dakord kolektivisht se është koha për të riparë maninë logomania që dikur e njihnim(logomani quhet mania e markave për të vendosur kudo dhe shumë herë logon e tyre tek produktet). Në vend që të vendosnin emrat në veshje dhe produkte, ato ishin më delikatë. Tani, pamja e logos që të gjithë do të veshin është pothuajse e kamufluar në atë që duket si një print, por fanatikët e vërtetë të modës do të jenë në gjendje të dallojnë logot e markave të tyre të preferuara pa shikuar dy herë. Vjeshta e 2021 mund të bëhet pjesë e trendit të famshëm në Tik Tok, “më thuaj që je një vajzë që ndjek modën pa më thënë se je një vajzë që ndjek modën".

Në këtë sezon nuk kanë si mungojnë as veshjet e thurura. Pulovrat e thurura janë pothuajse një element kryesor sezonal me bluza njëngjyrëshe apo edhe një kostum i tëri ngjyrë rozë apo një tjetër ngjyrë.

Altuzarra dhe Gabriela Hearst janë më të njohurat për stilin e tyre me thurje dhe sipas tyre, nëse ke veshur diçka të thurur, je në stil.

Këtë sezon, kombinimi i pjesëve të veshjeve është shumë i lehtë.

The Row, Petar Petrov dhe Max Mara janë vetëm disa nga stilistët që “udhëheqin” këtë trend pasi ata kombinuan veshje të ndryshme duke treguar dhe një herë se kombinimet do të qëndrojnë edhe për shumë kohë.

Të rinjtë e Gjeneratës Z po ringjallin modën e viteve 2000, kështu që ka një rikthim tani. Xhinset me bel të ulët filluan të shfaqeshin kudo në TikTok dhe kaq u desh që stilistë si Blumarine, Kim Shui dhe Anna Sui të rikthejnë xhindet me bel të ulët dhe trende të tjera të atyre viteve.

Me pantallona të gjera dhe këpucë shtëpie, ky vit ka qenë për komoditetin. Nëse ka diçka që e kanë pasur të përbashkët shumë marka të njohura, është rëndësia që ato i kanë dhënë rehatisë ku nuk kanë munguar veshje me lesh të punuar. Gjithashtu do të gjeni pallto dhe xhaketa të trasha në një larmi ngjyrash, nga kafe e errët në të bardhë.

Këtë sezon, “më shumë është më shumë” dhe kjo vlen edhe për çantat e dorës gjithashtu. Mini çantat që nuk mbajnë asgjë përveç shkëlqyesit të buzëve nuk janë më përparësi. Në vend të kësaj, praktika është çelësi dhe kjo do të thotë që sa më e madhe të jetë çanta juaj, aq më mirë. Çantat e mëdha u vunë re kudo; forma nuk ka rëndësi nëse canta është mjaftueshëm e madhe.

Çizmet me një takë shumë të vogël, në formë rrumbullake do të jenë në çdo këmbë këtë sezon. "Miu Miu" zgjodhi “dimrin” për të bërë trendin e vjeshtës. Duke filluar nga xhupat shumë të trashë tek çizmet me lesh, "Miu Miu" duket sikur mendon se kjo vjeshtë do të jetë shumë e ftohtë.

Gjithashtu edhe "Chanel", "Etro" dhe "Chloé" zgjodhën gëzofin si përfaqësuesin e koleksionit të vjeshtës.

Veshjet e fryra janë edhe këtë vit në trend, me "Givenchy" dhe "Lemaire" që kanë marrë përsipër të mbajnë këto veshje në jetën tonë edhe për të paktën një sezon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë