Drejtësia

Vjehrra nga Berati dënohet me 17 vite burg, dërgoi për prostitucion në Itali nusen e djalit: Më thoshte do të vrasim mamanë!

Gazeta Si – Një grua është dënuar me 17 vite burg nga Gjykata e Beratit, pasi akuzohet se shfrytëzoi për prostitucion në Itali nusen e djalit të saj.

Në përfundim provave, Prokuroria arriti në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se e pandehura D.Sh., në bashkëpunim me shtetasit E.M., dhe F.D., ka kryer veprën penale për të cilën u akuzua. Ajo me veprime aktive ka rekrutuar, transportuar në shtetin italian nusen M.S., me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

E pandehura D.Sh e ka rekrutuar, transportuar dhe trafikuar nga Berati në Vlorë e më pas në shtetin italian, nëpërmjet fshehjes dhe formës së ngjashme me skllavërimin duke e ndaluar të takohet dhe komunikojë me persona të tjerë dhe familjarët, duke e detyruar që t’i bindej çdo urdhri të saj.

Ajo e ka trafikuar viktimën M.S., fakt ky i provuar edhe nga deklarimet e viktimës, se e pandehura i ka thënë- “ti do të vish në Itali dhe po hape gojën të shkosh në polici ne do të vrasim mamanë”.

Shtetasja M.S., ka deklaruar se rreth muajit shkurt të vitit 2018, ka qenë e papunë dhe e asistuar nga shërbimet sociale të qytetit të Beratit është njohur me të pandehurin E.M., njohje e cila pas pak kohësh është zyrtarizuar dhe në familjet e tyre.

Pas përfundimit të ceremonive përkatëse, ajo ka shkuar të jetojë tek banesa e të fejuarit, i cili përgjithësisht e trajtonte mirë, por shumë shpejt nisën dyshimet për sinqeritetin e të pandehurit, kur gjatë një bisede në rrjetin social facebook, ajo e prezantuar në komunikim me të ëmën e tij, shtetasen D.S., dhe ka zbuluar planin për dërgimin e saj në Itali.

Në përfundim të hetimeve Gjykata e Shkallës së Parë të juridiksionit të Përgjithshëm Berat, e shpalli të pandehurën D.Sh. fajtore dhe e dënoi me 17 vite burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë