Ngjarje

Vjedhin mishin bashkë me frigoriferin e lokalit, habisin edhe pronarin

Hajdutët që policia i quan si krimi ordiner i rrugës, kanë stilin e tyre për të vjedhur. Që nga pasqyrat e makinave , orenditë e shtëpive veçanërisht të atyre që kanë marrë pushimet apo që jetojnë jashtë. Por nuk keni dëgjuar asgjë. Për një hajdut ndonjëherë orenditë dhe fitimi ditor s’ka asnjë vlerë para ushqimit në frigorifer. Gazeta Si ka mësuar se një hajdut në fshatin Luz i Madh të Kavajës ka habitur pronarin e një lokali i cili më tepër nga kurioziteti se nga halli që i ra, ka vrapuar të denoncojë, duke e përshtatur ngjarjen fiks me shprehjen " llogje Kavaje". Më kanë vjedhur 15 kilogramë mish së bashku me frigoriferin, ky ka qenë denoncimi i pronarit i cili i kërkon policisë të mos flejë, por të gjejë kush po gatuan mish në fshat se me siguri ai e ka vjedhur mishin dhe frigoriferin.

Kallëzimi: Quhem Baftjar Hoxha, 49 vjeç, jam nga fshati Gosë e Madhe dhe kam një lokal në fshatin Luz i Madh. Mëngjesin e datës së 24 korrikut, kur po hapja lokalin kuptova qe më kishin vjedhur. Hajdutët kanë rrëmbyer 15 kilogramë mish bashkë me frigoriferin. Konfirmoj se në pronën time nuk janë marrë orendi të tjera, të holla apo dhe sende të tjera, as pije dhe asgjë tjetër. Ndaj kërkoj të gjeni hajdutët. Policia e Kavajës pasi ka kryer këqyrjen e vendngjarjes ka vendosur ta referojë hetimin në prokurori, e cila mes dhjetëra ankesave duhet të gjejë gjurmët e mishit të vjedhur, i cili me siguri tashmë duhet të jetë gatuar në ndonjë festë, edhe pse pronari mendon se hajdutët duhet të jenë banorë të zonës. Por, se çfarë bën njeriu për të ngrënë një vakt falas lexoni kallëzimin më poshtë që ka siguruar Gazeta Si.

Prokuroria e Kavajës ka nisur hetimet për 16 vjeçaren Klara Tatani nga Tirana. Adoleshentja ka qene e shoqëruar nga tre persona të tjerë dhe është ulur në lokalin e hotelit Eter. Grupi ka porositur ç’kanë mundur për të konsumuar dhe pastaj përmes mashtrimit ka gënjyer kamerierin, duke mos e paguar faturën. Ata ja kanë mbathur të qetë, ndërkohë qe administratori E. Dule i nevrikosur ka vrapuar në polici duke denoncuar qylaxhinjtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë