Shendet

Vizatimi që mund të zbulojë nëse jeni të rrezikuar nga Alzhemier

Një vizatim i dy fëmijëve që marrin biskota vjedhurazi nga nëna e tyre, po përdoret për një aplikacion që mund të zbulojë rrezikun që kanë individët për t’u prekur nga sëmundja e Alzhemier.

Sistemi funksionon duke dëgjuar mënyrën se si njerëzit shpjegojnë vizatimin, duke parashikuar kështu nëse ata janë të rrezikuar të preken nga sëmundja. Sipas të dhënave, gjendja do të parashikohet rreth shtatë vjet më herët se sa mund të përcaktohej nga mjekët.

“Diagnostikimi i hershëm i kësaj sëmundje është shumë e rëndësishme për t’u trajtuar në kohë dhe për një jetesë më të mirë,” Fiona Carragher, drejtoreshë në organizatën jofitimprurëse “Shoqëria Alzheimer” në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Carragher ky është një hap emocionues për përdorimin e inteligjencës artificiale dhe për të ecur një hap më parë se sëmundja, edhe pse këto metoda duhet të fillojnë të testohen në grupe të mëdha njerëzish.

“Ne kemi  nevojë për më shumë kërkime të këtij lloji, duke pasur parasysh sëmundjen e Alzhemier, që shkakton ndryshime në tru 15 vjet përpara se të shfaqen simptomat,” shtoi Carragher.

Alzheimeri dëmton kujtesën dhe aftësitë e tjera njohëse duke shkatërruar lidhjet midis qelizave nervore në tru. Sipas ekspertëve Inteligjenca Artificiale ka ndihmuar shumë në  identifikimin e kësaj sëmundje dhe rrjedhimisht ka ndihmuar edhe teknologjinë farmaceutike të zhvillohet, për gjetjen e një trajtimi të mundshëm.

Testi, i përdorur për shumë vite në diagnostikimin e Alzhemier dhe sëmundjeve të tjera që kanë të bëjnë me trurin, u kërkon njerëzve të përshkruajnë atë që shohin në foto. Inteligjenca artificiale dh më herët ka zbuluar disa detaje të rëndësishme që tregojnë aftësitë njohëse tek personat e prekur.

“Gjetja kryesore është se shtatë vjet përpara diagnozës klinike, ne mund të themi me saktësi se cilët kanë gjasa të  zhvillojnë sëmundjen e Alzheimer,” shpjegoi Ajay Royyuru, një tjetër ekspert në organizatën jofitimprurëse “Shoqëria Alzheimer” në Mbretërinë e Bashkuar.

Eksperti shpreson që në të ardhmen se sistemet mund t’i ndihmojnë mjekët të kuptojnë rolin e inteligjencës artificiale dhe të meren më së shumti me trajtimet.  

Burimi:BBC/Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë