Një valë e paprecedentë e me temperatura të larta në Azinë Jugore këtë muaj (prill 2022) po sjell të nxehtë të rrezikshëme në mbi një miliard njerëz. Si India dhe Pakistani po goditen më së shumti me temperaturat e përhapura rekord mbi 40 gradë Celsius.
Kushtet pritet të përkeqësohen këtë javë në ato rajone, ku temperaturat do shkojnë 45 gradë Celsius.
Moti i valës me temperatura të larta filloi në fund të marsit për Indinë veriore dhe Pakistanin dhe u përhap në javët e para të prillit. Edhe pse valët e të nxehtit nuk janë të rralla në këtë rajon gjatë sezonit nga prilli deri në qershor, banorët dhe meteorologët kanë vënë në dukje se kjo valë e të nxehtit ishte më e hershmja që mund të mbanin mend.
Duke mos parë lehtësim, disa vëzhgues po sugjerojnë se ky model i valës së të nxehtit mund të bëhet një nga më jetëgjatët në dekadat e fundit. Disa e quajnë këtë vit vit pa pranverë.








Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



