Shendet

Virusi Zika: Gjithçka që duhet të dinë gratë shtatzëna

Nëse jeni në pritje të lindjes së foshnjës tuaj ose jeni duke u përpjekur për të ngelur shtatzënë, virusi Zika duhet të jetë një ndër shqetësimet tuaja gjatë kontrolleve mjekësore. Kjo sëmundje shkaktohet nga pickimi i mushkonjave dhe mund të kërcënojë shëndetin e foshnjës tuaj të pa lindur. Virusi mund të ketë pasoja potencialisht shkatërruese për gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre dhe është i përhapur në 100 vende në të gjithë botën.

Çfarë është virusi Zika?
Virusi Zika është një sëmundje e mbartur në insektet dhe mund të transmetohet kryesisht nga infektimi që shkakton mushkonja “aedes aegypti ”, e njëjta që shkakton edhe sëmundjen e etheve. Emri vjen nga Pyjet Zika në Ugandë, ku u gjetën disa majmunë që ishin mbartës në vitin 1947.
“Për një grua shtatzëne efektet mund të jenë shkatërruese dhe mund të përfshijnë humbjen e shtatzënisë ose të lindjen e një fëmijë me deformime në pjesën e kokës dhe të trurit,” thotë Edward RB MCCabe. Microcefalia sëmundja që shkakton virusi mund të shoqërohet me vonesa të zhvillimit të foshnjës dhe në disa raste ka rezultuar fatale deri në vdekjen e tyre.
Hulumtuesit kanë zbuluar gjithashtu se virusi mund të shkaktojë glaukoma (dëmtim të nervit optik) dhe humbjen e dëgjimit te foshnjat. Spekteri i plotë i rezultateve për foshnjat e infektuara me këtë virus është ende duke u studiuar, por rezultatet janë shumë të vështira për t’u shqyrtuar pasi simptomat e virusit nuk janë të dukshme. Deri më sot ,116 foshnja kanë lindur si mbartës së këtij virusi.

Microcefali te fëmijët mbartës të virusit Zika

Si transmetohet
Një ndër mënyrat më të shpejta të përhapjes së virusit është mushkonja, por virusi gjithashtu mund të transmetohet përmes marrëdhënieve seksuale. Përgjithësisht virusi kalon nga gratë tek burrat, sepse gjinia femëror është më e prekur. Gjithashtu është e rëndësishme të theksohet se transmetimi mund të bëhet edhe nëse një person i infektuar nuk ka paraqitur disa nga simptomat të cilat dallohen vetëm nëpërmjet analizave.
Një nga mënyrat e transmetimit më të rrezikshme është edhe nga nëna tek foshnja, gjatë shtatzënisë ose gjatë ushqyerjes me qumësht gjiri, por sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA ka raste kur virusi transmetohet përgjatë transfuzionit të gjakut.
Ky virus mund të gjendet kudo, në lëngun aminoatik, në foshnje të sapo lindura, në qumështin e nënës, prandaj është tepër e rëndësishme kryeja e analizave çdo muaj gjatë periudhës së shtatzënisë.

Simptomat
Virusi është i ngjashëm me simptomat e gripit dhe ka simptoma të tilla si ethe, dhimbje koke, skuqje të syve, dhimbje të muskujve, të cilat mund të zgjasin disa ditë ose javë.
“Vetëm njëzet për qind e njerëzve të infektuar shërohen, pasi virusi është shumë i fshehur,” thotë Cynthia Moore nga Qendra ndërkombëtare për paaftësitë e zhvillimit të fëmijëve.
Administrata e ushqimit dhe ilaçeve nuk ka miratuar ende një test diagnostiko në dispozicion për virusin Zika, por të gjitha gratë shtatzënë duhet të kontrollohen për virusin në vizitat prenatale. Nëse mund të jeni ekspozuar gjatë një udhëtimit në një zonë ku ka shumë mushkonja ose keni qenë të ekspozuar nga kontakti seksual, mjeku juaj do të urdhërojë që të kryeni testet e gjakut ose të urinës për të kuptuar nëse keni një anomali.
Në mënyrë të veçantë, udhëzimet e mjekëve thonë se gratë shtatzëna që nuk kanë simptoma, por kanë qenë në vendet të cilat ka shumë mushkonja duhet të testohen në mes javës së dytë dhe dymbëdhjetë, pasi ka gjasa të jenë mbartëse.
Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve rekomandojnë se gratë shtatzëna të cilat nuk shfaqin simptoma, por që jetojnë në zonën që ka shumë mushkonja duhet të testohen që në fillim të shtatzënisë për virusin. Gjithashtu foshnjat e pa lindura mund të testohen përmes ultratingujve. Nëse ka shqetësime pas një ultratingulli, aminiocenteza duhet të jetë hapi tjetër i kontrollit.
Ekspertët e shëndetësisë po bëjnë thirrje të kryhen teste të vazhdueshme të të porsa lindurve. Të gjithë mjekët gjinekolog duhet të kontaktojnë departamentet shëndetësore për të marrë informacion të vazhdueshëm rreth virusit.

Simptomat e virusit Zika

Reduktimi i rrezikut.
Udhëzimet e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve janë të rëndësishme dhe duhet të adaptohen nga të gjithë.
- Gratë shtatzëna duhet të jenë shumë të kujdesshme për sa i përket kontakteve të ndryshme me mjedisin dhe partnerët e tyre.
- Çiftet duhet të përdorin kondor gjatë të gjithë formave të seksit prezervativë për të zvogëluar rrezikun e transmetimit.
Meshkujt që kanë shfaqur simptoma të virusit dhe janë në fazën e kurimit, nuk duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale për 6 muaj.
Nuk ka vaksinë ekzakte për këtë virus, por kohët e fundit hulumtuesit nga universiteti shtetëror i Floridës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit, kanë raportuar se po kryen shumë sprova klinike për të gjetur ilaçin që do të luftojë virusin. Deri në një trajtim të efektshëm duhet të jeni të kujdesshëm duke u përpjekur t’i qëndroni larg vendeve me mushkonja dhe njerëzve të cilët janë mbartës të virusit. /The New York Time/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë