Ngjarje

Virusi vrasës, të paktën 400 shqiptarë ndodhen në Kinë

Numri i viktimave nga koronarovirusi në Kinë është të paktën 54, ndërkohë që autoritetet kanë shtuar numrin e qyteteve të vendosura në karantinë për shkak të përhapjes së shpejtë të epidemisë.

Aktualisht mbi 400 shqiptarë mësohet se ndodhen aktualisht në Kinë. Lajmi është konfirmuar nga Ministrja e Jashtme, por nuk dihet ende nëse sa prej tyre ndodhet në qytetet e vendosura në karantinë për shkak të shpërthimit të virusit. 60 prej tyre mësohet se janë studentë.

“Vetëm këshilli i bursave në Kinë na ka dërguar informacion për studentet që kalojmë mes tij. Janë rreth 60 studentë. Nuk ka raportim për te prekur mes tyre”, thotë Ministria e Jashmte. Një pjesë e shqiptarëve të ndodhur në Kinë mësohet se punojnë në mënyrë ilegale, duke e bërë më të vështirë regjistrimin dhe trajtimin e tyre nëpër spitale.


“Por ka dhe një numër (vlerësimi ynë rreth 400) shqiptarësh që punojnë ose përpiqen të punojnë, me ose pa banim, me ose pa letrat e qëndrimit, te cilët për shkak të statusit te tyre evitojnë të vetëraportohen ose regjistrohen diku. Deri më tani Pekin nuk ka të dhëna për shtetas shqiptare te infektuar”, theskson ministria.

Ambasadori shqiptar në Kinë Selim Belortaja u ka bërë të shtunën thirrje shqiptarëve që të shtyjnë udhëtimet që mund të kenë planifikuar në Kinë pasi ka shumë rrezik për shkak të koronarovirusit. Belortaja ka publikuar një foto me maskë nga Kina, ku thekson se për shkak të gjendjes së rëndë të epidemisë autoritetet mund të mbyllin edhe transportin.

" Koronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në permasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta për frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, super kontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei “, shkruan Belortaja.

Ditën e sotme konfirmuar edhe 323 shpërthime të reja të virusit, duke e cuar numrin e të prekurve në plot 200. Të dhënat e fundit nga provinca Hubei, qendra kryesore e epidemisë, sygjerojnë se virusi po përhapet me shpejtësi.

Jashtë Kinës, vendet e alarmuar për shkak të koronavirusit janë Tajlanda, Vjetnami, Malajzia, Makao, Hong-Kongu, Tajvani, Singapori, Japonia, Koreja e Jugut, Nepali, Australia, Franca, SHBA dhe Kanadaja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë