Shendet

Virusi i ftohjes së shimpanzeve, si kurë anti-Covid

Kompania AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit njoftuan se vaksine e mundshme anti-Covid që është ende në fazë testuese ka nxitur përforcim të ndjeshëm të imunitetit tek personat e moshuar, që janë edhe grupmosha më e prekur nga koronavirusi i ri.

Lajmi jepet nga “Financial Times”, që thotë se këto janë rezultatet të testeve të fundit klinike. Gazeta citon burime konfidenciale nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca, që pohojnë se vaksina e tyre ka nxitur prodhimin e antitrupave dhe të qelizave T, që konsiderohen si arma më e fortë e organizimit ndaj Covid-19.

Shkencëtarët kanë ndarë gjetjet e tyre me kolegë në universitete dhe laboratorë të tjera me shpresën se do të ndihmojë në gjetjen e shpejtë të një kure.

Edhe në muajin korrik, Universiteti i Oksfordit dhe kompania AztraZeneca publikoi të dhëna pozitive të reagimit të vaksinës së saj anti-Covid ndaj virusit. Testimet u kryen në grupmoshat 18 deri në 55 vjeç. Rezultati ishte i njëjtë dhe konfirmoi bindjen e shkencëtarëve se vaksina përforcon imuniteti dhe ndihmon ndjeshëm organizmin në përballjen me Covid.

Por testet klinike të AstraZenecas morën një goditje pak javë më parë, kur në Brazil u raportua vdekja e një qytetari që kishte dalë vullnetar për testimin e vaksinës së saj. Autoritetet braziliane dhe vetë kompania mohuan se vdekja të kishte ardhur si pasojë e efekteve anësore të vaksinës.

AstraZeneca konsiderohet si pararojë mes kompanive që janë më pranë gjetjes së një kure kundër koronavirusit të ri. Ajo nisi testimet edhe në SHBA pak ditë më parë pasi mori dritën jeshile nga autoritetet shëndetësore amerikane.

Kompania thotë se vaksina e saj përdor një variant të modifikuar të një virusi ftohjeje që kap kryesisht shimpanzetë. Virusit në fjalë i është ulur fuqia vepruese, por është lënë mjaftueshëm i fortë sa në momentin e injektimit në organizmin njerëzor të nxisë prodhimin e proteinave që më pas ndihmojnë në prodhimin e antitrupave kundër Covid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë