Shendet

Viruset që mund të na shpëtojnë jetën

Ishte fillimi i viteve 1890 kur Ernest Hakin po studionte shpërthimet e kolerës përgjatë brigjeve të Gangës, ndërsa vendasit hidhnin të vdekurit në “lumin e shenjtë”, që do të shndërrohej  shumë shpejt një burim shërues të një epidemie që kishte prekur qytete dhe fshatra përgjatë luginës.

Kjo ishte tepër e çuditshme. Hakin arriti në përfundimin se diçka e mistershme brenda ujit po vriste viruset që kishin bërë kërdinë në atë zonë por, u deshën 20 vjet që një shkencëtar francez të kuptonte se shpëtimi i atyre njerëzve ishte një lloj virusi  i quajtur “bakteriofag” që ishte i padëmshëm për njerëzit, por vdekjeprurës për  bakteret e kolerës.

Këto zbulime u injoruan shumë kohë nga shkencëtarët, por tani mendohet se këto “viruse ninxha” mund të shpëtonin miliona jetë, përtej brigjeve të Ganges, pasi ato na ofrojnë një “arsenal të ri armësh” kundër sëmundjeve vdekjeprurëse.

Njerëz në  Ganga/Indi

Për dekada me radhë,  të gjithë mjekët kanë  këshilluar penicilinën, një antibiotik shume efektiv, por meqë këto ilaçe u bënë gjithnjë e më të përhapura, bakteret filluan të zhvillonin mbrojtje të reja kundër këtyre ilaçeve edhe pasojat janë bërë alarmante.

Sipas një raporti të ri të vitit 2014 nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe kompania bio-mjekësore “Wellcome Trust”  këto antibiotike rezistente do të marrin qindra jetë në vit dhe nëse nuk merren masa kjo shifër mund të rritet deri në 10 milionë në vitin 2050.

“Ne jemi duke tërhequr njëri-tjetrin përsëri në atë epokë pre-antibiotike ku jetëgjatësia është e shkurtër, sepse nuk mund ta luftojmë infeksionin,” thotë Hearther Hendrickson, pedagoge në universitetin Massey në Auckland të Zelandës së Re.

Nëse duam të shmangim këtë vizion të zymtë në të ardhmen, ne kemi nevojë për një zgjidhje radikale dhe Hendrickson mendon se duhet t’i rishikojmë bakteriofagët që kishin shpëtuar fshatarët në brigjet e Ganges.

Ka shumë arsye pse bakterofagët mund të jetë një linjë premtuese për mjekët që shpresojnë të mundin viruset rezistente ndaj antibiotike. Hendrickson thekson se brenda çdo centimetri toke ka më shumë bakteriofagë sesa njerëz në planet kështu që e vetmja gjë që mungon është që  vlerat e këtij virusi të merren seriozisht dhe të studiohen në mënyrë të detajuar. Ajo po punon aktualisht me studentët e saj për të profilizuar bakteriofagët e gjetura brenda tokës.

Sipas saj “viruset ninxha” na mbrojnë nga çdo sëmundje dhe mjekët po kuptojnë gjatë gjithë kohës se mikro organizmat e tilla që marrim në mënyra të ndryshme mund të jetë thelbësor për shëndetin tonë, duke na mbrojtur nga astma ose duke ndihmuar në balancimin e prodhimit të “neurotransmetuesve” për shëndet të mirë mendor.

Antibiotikët nuk janë shumë specifik dhe mund të vrasin ato baktere që duhen në trupin njeriut, ndërsa bakterofagët do të veprojnë si snajperë të trajnuar, duke hequr vetëm bakteret e këqija”, thotë Hendrickson

Antibiotik nga virusi “bakterofab”

Diversiteti i bakteriofagëve, i kombinuar me specifikat e tyre individuale, mund të ofrojë një potencial të madh për trajtime të reja, por kërkon një punë të madhe nga shkencëtarët, pasi ata duhet të përpiqen të profilizojnë çdo bakterofag dhe burimet specifike të infeksionit që duhet të trajtohet.

“Ju keni nevojë për një “bibliotekë” me të gjitha medikamentet që duhen për t’ju kuruar siç duhet” thotë ajo.

Gjithashtu, Hendrickson po punon gjatë gjithë kohës me studentët e saj për të profilizuar bakterofagët e gjetura në tokë.  Ajo thotë se, sapo të fillojnë të ndërtojnë bibliotekën e tyre të bakterofagëve, ata do të gjejnë mënyra për ti kultivuar, pastruar dhe ruajtur ato, sepse këto lloj virusesh janë mjaft të brishtë.

Për fat të keq, ky hulumtim nuk u botua në revista mjekësore në gjuhën angleze dhe mbeti e fshehur nga shumë shkencëtarë në vendet e Evropës perëndimore. Jo është një tjetër sfidë që Hendrickson shpreson ta kapërcejë me bashkëpunime të ndryshme me shkencëtarët e tjerë.

“Është një mundësi vërtet e mirë për të shpëtuar shumë njerëz të cilët vuajnë nga sëmundje infektive,” thotë ajo. “Është një mjet me të vërtetë i fuqishëm por e veçanta është se nuk duhet të lodhemi shumë për ti gjetur. Ajo janë shumë pranë nesh” shton ajo.

 

Më Shumë