Sociale

Viktima e tretë nga koronavirusi, vuante nga tumori

Ministria e Shëndetësisë njoftoi viktimën e tretë të shkaktuar si pasojë e koronavirusit. Ai është një 71-vjeçar, që veç koronavirusit vuante edhe prej tumorit.

I moshuari ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës në Spitalin Infektiv.
71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ishte shtruar në këtë spital dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.

71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë