Nga Gazeta ‘Si’-Shanset e Bitcoin për të arritur në 40.000 dollarë kanë shumë të ngjarë të ndodhin.
Kriptomonedha është rimëkëmbur me rreth 130% gjatë 11 muajve të fundit nga kolapsi i kriptove i vitit 2022, duke tejkaluar investimet si aksionet ose ari. Në nëntor 2021 dhe 2022, Bitcoin ra përkatësisht 7.1% dhe 16.2%, sipas të dhënave nga Coin Telegraph.
Nëntori që sapo lamë pas ishte tejet pozitiv për kriptomonedhën kryesore. Sot herët në mëngjes(1 dhjetor) Bitcoin u tregtua mbi vlerën prej 38.000 dollarë duke nxitur fitime në tregun e gjerë të kriptove, me disa kriptomonedha të tjera që u rritën deri në 5% në 24 orët e fundit.
Kapitalizimi i përgjithshëm i tregut u rrit në 1.5 trilion dollarë – një nivel i parë për herë të fundit në maj 2022 – duke shtuar rreth 400 miliardë dollarë që nga fillimi i tetorit.
Shpresat për uljen e normave të interesit të Rezervës Federale vitin e ardhshëm dhe pritshmëritë që SHBA do të lejojë fondet e saj të para të tregtuara në shkëmbim Bitcoin, së bashku krijuan një eliksir të fuqishëm.
Burimi: Bloomberg/Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.