Shtjella ballkanike vijon të jetë aktive duke stopuar stinën e verës në territorin e Shqipërisë e cila është me reshje shiu dhe temperatura të ulëta.
E Enjte, data 25 Gusht 2022
Ditën e sotme (e enjte), moti do të jetë i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në zonat e ulëta dhe stuhi në zonat malore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në zonën perëndimore.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 14/28°C
Zona e ulët 17/34°C
Zona bregdetare 20/32°C
E Premte, data 26 Gusht 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu në zonat malore pasdite. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 15/30°C
Zona e ulët 18/35°C
Zona bregdetare 21/33°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




