Moti

Vijon i ftohti siberian, temperaturat nga -6 në 15 gradë

Do të vijojë i ftohti siberian në vendin tonë duke kushtëzuar mot kryesisht të qëndrueshëm. Për pasojë, orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, ndërsa gjatë pasdites vranësirat bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje. Mbetet situata problematike e ngricave në akset rrugore nga temperaturat disa gradë nën zero në të gjithë zonën Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 15°C.  Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Verior duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë