Ka ndodhur

Vidhnin shkollat, kapen 4 adoleshentë në Cërrik

Katër adolehentë janë arrestuar në Cërrik për shkak se akuzohen për vjedhje në shkolla të ndryshme. Në pranga kanë rënë Y. H., 17 vjeç, E. Xh., 16 vjeç, K. H., 14, vjeç dhe I. M., 17 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje, tri shkolla të ndryshme, në fshatrat Linas, Selvijas dhe Mollas, në Cërrik.

Materialet i kaluam Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, shitja apo blerja pa leje e armëve të ftohta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë