Lajme

Vidhnin në lokale, dyqane e farmaci. Arrestohen dy palestinezë në Tiranë

Policia e Tiranës në sajë të një operacioni për parandalimin e vjedhjeve të dyqaneve ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas palestinezë, si dhe ka proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.

Siç njofton policia, pas kallëzimit të bërë nga pronarja e një dyqani të vjedhur në Rrugën e Durrësit, janë arrestuar dy shtetas palestinezë, me inicialet Y. L., 26 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë dhe O. E., 24 vjeç, lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë palestinezi tjetër A. B., 18 vjeç.

Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë ditëve të para të muajit janar 2020 dhe konkretisht:

në një bar kafe, në rrugën “Zenel Baboci” kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pije alkoolike.

në një dyqan, në Rrugën e Durrësit, kanë vjedhur rroba të ndryshme.

në një farmaci, në Rrugën e Kavajës kanë vjedhur telefon.

në ambientin e një pastiçerie, në rrugën “Ibrahim Rrugova” kanë vjedhur aparat celular dhe një portofol.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale do t’i referohen prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë