Ka ndodhur

Vidhnin naftë me autobote, arrestohen 4 punonjës të kompanisë ‘Albpetrol’

Katër punonjës të kompanisë 'Albpetrol', janë arrestuar nga Policia e Fierit, pasi janë të përfshirë në një skemë të vjedhjes së naftës në zonën e Visokës. Dyshimet janë se nafta bruto mund të jetë vjedhur me autobotë, të cilët duhet të pomponin ujë në shtresat e nëntokës.

Katër punonjësit janë arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në pranga kanë rënë, Arjan Kallashi 49 vjeç, banues në Fier, me detyrë kryetar i degës teknike Alpetrol; Selami Rustemi 54 vjeç, banues në Fier, përgjegjës për mbarëvajtjen e seperatorëve dhe pompimit; Dilaver Idrizaj 56 vjeç, banues në Fier dhe Dashamir Merkaj, 54 vjeç, banues në Ballsh, punonjës të task-forcës në Alpetrol.

Efektivët e policisë të përfshirë në këtë operacion kanë bllokuar  edhe dy autobote, me të cilët dyshohej se vidhej nafta nga puset.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë