Ka ndodhur

Vidhnin banesat në Lezhë me armë zjarri, kapen dy të rinj nga Tirana

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë në Lezhë, pasi dyshohet të jenë autorë të disa vjedhjeve në banesa.

Policia ndaloi një makinë të dyshuar në afërsi të një vile në dalje të qytetit. Brenda makinës ishin të rinjtë J.B. 22 vjeç, L.Xh. 17 vjeç dhe L.Gj. 16 vjeç.

Brenda makinës u gjetën një automatik dhe 90 fishekë, si dhe disa sende të dyshuara të vjedhura nëpër banesa të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i J.B., 22 vjeç dhe L.Xh.,17 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, u proçedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi ” L.Gj.,16 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartëpemendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në banesa në zonën e Lezhës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë