Ka ndodhur

Vidhet shtëpia e gjyqtares në Durrës, autori merr para dhe bizhuteri floriri

Gazeta Si - Banesa e gjyqtares Shpëtime Pitaku ka rënë pre e një vjedhjeje nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, aty ku dhe gjyqtarja Pitaku ushtron detyrën e saj.

Sipas burimeve paraprake, gjyqtarja ka pretenduar se autorët i kanë marrë 2 mijë euro dhe disa bizhuteri.

Në çastin e vjedhjes nuk ka pasur njeri në shtëpi. Ngjarja bëhet e ditur se ka ndodhur rreth një javë më parë.

Vjedhja ka ndodhur gjatë ditës, ndërsa identifikimi i autorëve nuk është bërë ende, pasi si në banesën e gjyqtares edhe në lagjen e saj nuk ka kamera sigurie.

Policia për këtë rast ka nisur hetimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë